Zvicër, Rritet numri i shitjeve të veturave të reja


Реклама:

Реклама:

Ndryshimi i kursit të frangës kundrejt euros ka ndikur në shitjen e sa më shumë veturave të reja në Zvicër. Gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë shitur mbi 100 mijë makina, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar që ka pasur një rritje prej 5 për qind. Sipas federatës “Auto-Schweiz” një rritje e tillë, shpjegohet si reaksion i importuesve dhe shitësve ndaj ndryshimit të kursit të frangës kundrejt euros. Banka Nacionale e Zvicrës hoqi dorë nga kursi minimal kundrejt euros dhe me këtë rast shitësit e automjeteve u kanë ofruar blerësve oferta më të volitshme, por kjo ka ndikuar në uljen e fitimeve. Po sipas Auto-Schweiz, forcimi i frangës ka ndikuar në rënien e shitjes së makinave të përdorura.

Смотреть в источнике

Categories
tags

Нет Ответов

Добавить комментарий

Ваш адрес email не будет опубликован. Обязательные поля помечены *

Реклама:

Реклама:


Создание Сайта Кемерово, Создание Дизайна, продвижение Кемерово, Умный дом Кемерово, Спутниковые телефоны Кемерово - Партнёры