Banka botërore mbështet projektin “Kosova e Re”. Menaxheri i Bankës Botërore njoftoi se pas ndërtimit të TC “Kosova e Re”, çmimi i energjisë elektrike duhet të jetë i përballueshëm. “Sigurimin e furnizimit me energji elektrike, mbajtjen e çmimeve të përballueshme për bizneset në Kosovë dhe përmbushjen e të gjitha standardeve relevante sociale dhe mjedisore. Një delegacion i Bankës Botërore – i përbërë nga ekspertë të financimit të projekteve të mëdha infrastrukturore – është munduar ta sensibilizojë Qeverinë për rreziqet potenciale dhe implikimet afatgjata të kontratave që nuk hartohen sipas parimeve standarde të industrisë”, thekson Olters. Shefi i Bankës Botërore në Prishtinë Jan Peter Olters tha se urgjenca e sfidave të ndërlidhura nuk është dhe nuk mund të jetë arsyetim për të mos qenë vigjilentë në të gjitha aspektet e përgatitjeve për investimet e kërkuara në këtë sektor.
Projekti ka edhe përkrahje të vazhdueshme nga institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Ndryshe Termocentrali “Kosova e Re” mendohet të ndërtohet me dy blloqe, me kapacitet 300 plus 300 megavat për orë energji elektrike ndërsasa kostoja e saj mund të shkojë deri në 1.4 miliard euro.
Смотреть в источнике
Нет Ответов